Efektet e para të qeverisjes së Fadil Nurës: Fillon punën memografia në QKMF-n e Skenderajt, poashtu rentgeni fotografimi i dhëmbëve, nofullës e shërbime tjera

Një shpresë për shëndetësinë e Skenderajt ka dhënë sot kryetari Fadil Nura së bashku me drejtoreshën e shëndetësisë, Rrezarta Hasani – Ibrahimi dhe drejtorin e QKMF-s, Agron Mehmeti, gjërsa kanë prezantuar investimet e para në vlerë prej 120 mijë euro. Tanimë  në QKMF-n e Skenderajt për herë të parë është futur në funksion memografia e poashtu është mundësuar funksionalizimi i rëntgenit dhe ai i fotografimit të dhëmbëve, nofullës me pajisjen e Ortopanit, shkruan Drenica Press.

Me këtë rast u tha se: ” Për herë të parë në histori të komunës së Skenderajt, sot është bërë fotografimi i gjirit tek një paciente, pas funksionalizimit të aparatit të mamografisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Famlijare.

Kjo u bë e mundur fal përkushtimit dhe angazhimit të kryetarit të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili më të marrë detyrën e kryetarit, ka vënë prioritet sistemin shëndetësor, përkatësisht vënien në funksion të aparaturës së mamografisë.
Përveç mamografit, është mundësuar funksionalizimi edhe shërbimi i rëntgen dhe ai i fotografimit të dhëmbëve dhe nofullës me pajisjen e Ortopanit.
Kryetari i Komunës, Fadil Nura, është shprehur i lumtur që është arritur për herë të parë të ofrohet shërbimi pa pagesë i mamografisë.
“Tri këto pajisje mjekësore që kanë kosto rreth 120 mijë euro, nga sot vihen në shërbim të qytetarëve, pa pagesë, për të kryer shërbimet për të cilat ata kanë nevojë”, ka thënë kryetari Nura.
Para se të bëhet e mundur kjo, për një fotografim mamografik qytetarët përkatësisht pacientet kanë paguar nga 80 deri në 100 euro tek spitalet dhe ordinancat private.
Qeverisja e kryetarit Nura e ka në prioritet shëndetësinë, çka u vërtetua edhe sot, por edhe me veprime të tjera më herët./DRENICA PRESS/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT