Duka nuk është i kënaqur me Rejan dhe po përgatit ofertën për një tjetër trajner të njohur.

Ditët e Carlo Ancelottit te Napoli duket se janë të numëruara dhe konfirmimi ka ardhur edhe nga Shqipëria.

“Siç e di unë, De Laurentiis po kërkon trajner të ri, më vjen keq për Carlon, unë jam milanist. Do të ishte fantastike nëse ai do të pranonte ofertën për ta marrë drejtimin e Kombëtares”, ka deklaruar Duka.

Ancelotti është nën presion te Napoli për shkak të rezultateve të dobëta dhe në rast se nuk arrin ta kalojë fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, mund të shkarkohet që në janar.

Duka dëshiron të përfitojë nga kjo situatë dhe synon që ta emërojë Ancelottin për trajner të Kombëtares.