Edi Rama vizitë në Emirate (Foto)

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, mbërritën për një vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Sot në Emiratet e Bashkuara Arabe në pjesën e parë të një dite intensive takimesh me Kryetarin e Keshillit Kombëtar Federal Mohamed Al Murr dhe zëvendëskryeministrin, njëkohësisht President i Fondit të Investimeve, Sheikun Mansour për projektet konkrete të investimeve në Turizëm, Infrastrukturë, Agropërpunim, zhvillimin e Zonave Industriale, etj,” njofton vetë Rama në FB.
Linda ishte në krah të të shoqit gjatë disa takimeve.
Çifti ishte për një vizitë në xhami.
Ra në sy që në krah të Edi Ramës ishte edhe Blendi Klosi, që së fundmi përflitet si kandidat i PS për Tiranën.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT