Edi Rama në xhami (foto)

 

Edi Rama pak muaj më parë rrëfeu një detaj që pakëkush e dinte lidhur me besimin e tij fetar. Lideri socialist u shpreh se ai i përket besimit katolik dhe dha një shpjegim të gjatë për historikun që qëndron pas kësaj.

Me rastin e urimit të myslimanëve për një agjerim të lehtë në prag të muajit të Ramazanit, kryeministri Edi Rama rrëfeu një vizitë të tijën të djeshme “në Xhaminë e re të Dragostunjës, Librazhd, një simbol i vullnetit të mirë, realizuar me kontributet e besimtarëve dhe jobesimtarëve, që së bashku kontribuan me besimin e madh, se një vepër e tillë bën mirë për të gjithë”, – shkruante kryeministri në Fb.

Më tej Rama vazhdonte me tone të magjepsura prej madhështisë dhe bukurisë së xhamisë, në të cilën hyri me çorapet e tij të famshme të kuqe. “Nuk është thjesht një xhami e rindërtuar në themelet e një xhamie të rrënuar që dikur ishte një vatër edhe arsimimi për njerëzit e zonës, por është edhe një xhami e pikturuar me shumë shije për të qenë një hapësirë ku kaligrafia e vjetër dhe fryma e re e kësaj drite besimi, bashkëjetojnë në harmoni të plotë. Vend më kuptimplotë për t’u uruar gjithë besimtarëve muslimanë qoftë i mbarë ky muaj i madh i Ramazanit, nuk mund të kishte!”, – e përfundonte komentin e tij kryeministri.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT