Edi Rama e pranon ftesën e kryeministrit Kurti: Do ta vizitoj me shumë kënaqësi Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur pozitivisht ftesës së homologut Albin Kurti për të vizituar Kosovën, si kryetar i qeverisë shqiptare në mandatin e tretë, shkruan Gazeta Express.

Përmes një postimi në “Twitter”, Rama ka shkruar se do ta vizitojë me kënaqësi Kosovën.

Këtë vizitë ai e paralajmëroi pas kthimit nga Asambleja e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Faleminderit @albinkurti ! Patjetër do ta vizitoj me shumë kënaqësi Kosovën, me t’u kthyer nga Asambleja e OKB! Le t’ia nisim menjëherë me përgatitjen e Mbledhjes së Përbashkët. Uroj megjithë zemër dhe kam besim se do të bëjmë plot punë të mira në dobi të të dy shteteve tona🇦🇱❤️🇽🇰”, ka shkruar ai.

Faleminderit @albinkurti! Patjetër do ta vizitoj me shumë kënaqësi Kosovën, me t’u kthyer nga Asambleja e OKB! Le t’ia nisim menjëherë me përgatitjen e Mbledhjes së Përbashkët. Uroj megjithë zemër dhe kam besim se do të bëjmë plot punë të mira në dobi të të dy shteteve tona🇦🇱❤️🇽🇰

— Edi Rama (@ediramaal) September 17, 2021
Në ndërkohë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër urim kryeministrit Edi Rama, me rastin e zgjedhjes për herë të tretë Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, njofton ZKM raporton Gazeta Express.

Kryeministri Kurti ka theksuar se ky mandat i tretë është po ashtu mundësi e tretë për të realizuar projekte të cilat kaherë priten nga shqiptarët në të dy anët e kufirit.

Ai ka shprehur gatishmërinë e tij të plotë dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimit tregtar dhe integrimin e tregut, duke hequr barrierat mes shqiptarëve.

Kryeministri Kurti i uroi suksese gjatë mandatit qeverisës dhe e ftoi Kryeministrin Rama të vizitojë Kosovën për të diskutuar rreth përgatitjeve për mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive./Express/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT