Edi Rama anulon vizitën e tij zyrtare në Maqedoni, e parashikuar më 14 maj. Siç mësohet nga burime zyrtare të Ministrisë së Jashtme, është vendosur që të mos zhvillohet vizita e parashikuar shumë herët ku përveç Shkupit, kryeministri shqiptar do të vizitonte edhe Tetovën.
Edi Rama do të merrte në Universitetin shtetëror të Tetovës, titulli “honoris causa”.
Anulimi i vizitës vjen pas ngjarjeve të rënda në Kumanovë ku u shkatërrua tërësisht një lagje e banuar nga shqiptarët, përcjell Portali Albeu.
Marrëdhëniet mes Shkupit dhe Tiranës janë në një pikë kritike dhe mësohet se diplomatët shqiptarë në Shkup janë thirrur nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë për të kërkuar shpjegime mbi qëndrimet e qeverisëshqiptare.
Ndërkohë më 17 Maj, në Shkup, është paralajmëruar një protestë shumë e madhe për rastin “Monstra”.