Edhe sot mot i paqëndrueshëm, priten stuhi shiu e breshri e shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe sot do të mbajë mot mjaft dinamik, i shoqëruar me erëra në formë stuhish, shkarkime rrufesh, me shi dhe vende-vende parashihen edhe reshje breshëri.

Sipas IHMK-së, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-30 gradë Celsius.

“Kjo situatë vije si pasojë e fushave të fuqishme termike të ardhura nga Afrika Veriore, të cilat mbizotëruan ditëve të fundit mbi gadishullin tonë. Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-30 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë në intervale të shkurta kohore. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokale e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit. “

- Advertisement -

MË TË FUNDIT