“Edhe sot do ta çojë një gotë për ty”, Adelina Thaçi-Meta me dedikim prekës për të atin

Ditën e sotme (13 korrik) do të festonte ditëlindjen e 72-të.

Bëhet fjalë për humoristin tashmë të ndjerë, Rasim Thaçin-Cimën, i cili ndërroi jetë në mars të këtij viti.

Në atë që do të ishte përvjetori i lindjes së tij, e bija njëherësh këngëtarja Adelina Thaçi-Meta i ka bërë një dedikim prekës.

Ajo thotë se çdo festë e ditëlindje është e vështirë pa të, duke qenë se ndjen mall të madh për të.

“Urime ditëlindja babi. Çdo festë e ditëlindje, qenka e vështirë shumë, sot Viberi më alarmoj për ditëlindjen tënde, e i pashë dhe fjalët e fundit që i kemi shkëmbyer, haj bre babë fort u mërzita”.

“Shpirti tu bëftë dritë. Edhe sot do ta çojë një gotë për ty, edhe pse do ta kem vështirë me e përbi. Thjesht po më mungon përqafimi yt, fjalët, zëri, gjithçka”, kanë qenë fjalët e Thaçit.

Humoristi shqiptar ndërroi jetë më 26 mars 2021 në moshën 71 vjeçare si pasojë e COVID-19.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT