Edhe Shoqëria Civile në Mitrovicë, i do eshtrat e Isa Boletinit në Boletin

Organizatat e Shoqërisë Civile në Mitrovicë, shprehin mospajtimin e thellë ndajë vendimit të Këshillit Organizativ për rivarrosjen e eshtrave të Isa Botelitinit në Vlorë dhe jo në vendëlindjen e tij në Boletin.

Ka kohe që Mitrovica, si institucionet e saj, shoqëria civile dhe grupet tjera të interesit janë duke bërë përgatitjet për ceremoninë e rivarrosjes së eshtrave të heroit Isa Boletini. Shpeshë herë qyetarët kanë cenë të keqinformuar rreth kësaj ceremonie dhe gjithashtu shpeshëherë megjithë paralajmërimet për datat potenciale për rivarrim, kjo ceremoni është anuluar dhe është shtyer pafundësishtë. Me vendimin e fundit të Këshillit orgnizativ, grupet në fjalë dhe sidomos qytetarët e Mitrovicës kanë gjetur dëshpërimin dhe gjithashtu indinjatën e thellë që një gjë e tillë është ndërmarrë pa kurfarë konsultimi paraprak me ta dhe pa asnjë arsye objektive.

Emri dhe vepra e heroit Isa Boletini përherë janë cilësuar si krenaria dhe shëmbëlltyra e qytetarëve jo vetëm Mitrovicas, por vendimi se eshtrat e tij duhet të rivarrosen në Vlorë dhe jo në Boletin konsiderojmë se është veprim jo i menduar mirë dhe gjithashtu i padrejtë ndaj vet heroit dhe gjithë qytetarëve të Mitrovicës dhe më gjerë.

Me anë të të kësaj deklarate,Shoqëria Civile e Mitrovicës perveqëse kundërshton thellë vendimin e fundit të Këshillit Organizativ për rivarrosjen e eshtrave të Isa Botelitinit, por gjithashtu i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës konkretishtë Këshillit në fjalë që të rishqyrtojë edhe njëherë vendimin e marrë./Indeksonline/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT