Edhe Parlamenti studentor i UP-së përkrah protestën, kundër burgosjes së pjestarëve të UÇK-së

Edhe Parlamenti studentor i UP-së ka dalë në mbështetje të protestës së organizuar nga OVL e UÇK-së, kundër burgosjës së pjetarëve të UÇK-së. Kjo protestë po organizohet kundër padrejtësive që po ju bëhen pjestarëve dhe komandatëve të UÇK-së.

Arben Mehmeti nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, për portalin Drenica Press tha se: “Parlamenti studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” Mbështet protestën e organizuar nga shoqatat e dalura nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protestë kjo e organizuar kundër padrejtësive që janë bërë e po vazhdojnë të bëhën ndaj ushtarve të UÇK-së. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të drejtë dhe të pastër prandaj çdo tendencë për ta njollosur luftën e drejtë të UÇK-së për çlirimin e vendit nga agresori serb, për ne është e padrejtë dhe e papranushme. Ne ftojmë të gjithë studentët dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, që t`i përgjigjen ftesës për shprehje te paknaqësisë qytetare paqësisht të mërkuren më datë 17 06.2015 në Sheshin “Skënderbe” në Prishtinë”, përfundoj Mehmeti.

Kjo protestë është organizuar pas dënimeve të rënda që morën pjestarët e UÇK-së të Grupit të Drenicës. Ku në mesin e të dënuarve janë edhe Sylejman Selimi Komandant i UÇK-së,  Sami Lushtaku dhe shumë pjestarë tjerë që ishin në mesim e celulës së parë të UÇK-së./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT