Edhe një supertalent futbolli nga Kosova në Serinë A

Talentet shqiptarë po gjejnë gjithnjë e më shumë hapësirë në Serinë A, dikur kjo një ëndërr e pamundur.

Empoli është skuadra që i ka hapur dyert një tjetër talenti shqiptar, pas Elseid Hysaj. Bëhet fjalë për Kastriot Dermakun, lojtarin nga Kosova që luan me AS Melfi, në Lega Pro.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ai ka nënshkruar sot kontratën me Empolin dhe nga sezoni i ardhshëm do të jetë gati të luaj përkrah Hysajt, nëse ky i fundit nuk do të largohet.
Lajmin e konfirmon babai i Kastriotit, Luani. “Djali im ka nënshkruar për tri vjet me Empolin. Do të jetë në ekipin e parë. Ai ka pasur një lëndim dhe fazën përgatitore do të kryejë me Empolin. Nëse çdo gjë shkon mirë do të luajë në ekipin e parë, nëse jo do të huazohet në Serie B”, deklaroi Dermaku për “GazetaOlle.com”.

23-vjeçari luan si qendërmbrojtës dhe është i gjatë 1.95 cm. Deri më tani ka qenë pjesë e Modenan, Sassuolos dhe së fundi, Malfit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT