Sulmuesi kosovar me nënshtetësi suedeze, Erton Fejzullahu, ka vendosur që ta lërë Suedinë dhe të luaj për Përfaqësuesen e Kosovës.
Kosova gjatë këtij muaji zhvillon miqësoret kundër Frankfurtit dhe Bremenit, ndërsa Fejzullahu do të jetë i gatshëm që të luajë në dy këto takime.
“Kur unë vendosa të luajë për Suedinë, kisha interesim nga Shqipëria. Por, më pastaj më kontaktoi trajneri i Kosovës Albert Bunjaki. Ai më tregoi për projektin e tyre dhe çfarë duan të bëjnë. Mua m’u duk shumë interesant dhe tani ndihem mirë që kam vendosur të luaj. Është ndjenjë e mirë të përfaqësosh vendin tënd ku ke lindur”, ka thënë Fejzullahu për uebfaqen suedeze Expressen.se.
Fejzullahu është pjesë e skuadres kineze Beijing Guoan F.C.
- Advertisement -