Edhe një shqiptar në Serie A

Një tjetër shqiptar në Serinë A, të paktën kështu raporton shtypi Italian.

Për mesfushorin e Brescias, Emanuele Ndoj ka shfaqur interesim Sassuolo, i cili e cilëson 20-vjeçarin si një alternativë për mesfushën.

Shqiptari i lindur në Catania është një produkt i akademisë së Romës, ku u shpall kampion i Italisë me ekipin e të rinjve sezonin e shkuar.

Gjatë afatit kalimtar të kësaj vere iu bashkua Brescias në Serinë B, ku ka luajtur shtatë ndeshje këtë sezon, pesë prej të cilave si titullar.

Emanuel Ndoj është pjesë e Kombëtares shqiptare U-19, pasi më herët ka veshur fanellën e U-17 kuqezi.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT