Edhe një shkollë në Kosovë kalon në mësim online

Shkolla e Mesme Teknike “Andrea Durrsaku” në Kamenicë nga nesër do të zhvillojë mësimin në skenarin C, mësimin online, pasi disa mësimdhënës dhe nxënës kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Komunës së Kamenicës, Margarita Rashiti, e cila ka njoftuar se kjo është shkolla e katërt që do të fillojë mësimin në këtë formë.

“Po prej nesër fillon edhe shkolla e mesme teknike në skenacin C, në mësimin online. Deri më tash janë katër shkolla që po e mbajnë mësimin në këtë formë”, tha ajo.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar sot bilancin e fundit të COVID-19, ku në Kamenicë janë shënuar 18 raste të reja me koronavirus.Sinjali.com

- Advertisement -

MË TË FUNDIT