Edhe një rrugë që do të lidh Skenderajn me Drenasin (FOTO)

Ka filluar të rregullohet edhe një rrugë e re që lidh fshatrat e Komunës së Drenasit me ato të Skenderajt, shkruan Drenica Press.

Bëhet fjalë për rrugën nga fshati Likoc i Ri me fshatin Abri e Epërme. Kjo rrugë do të krijojë mundësi për të lidhur Skenderajn dhe Drenasin, si rrugë alternative.

Siç mëson Drenica Press kjo rrugë fillimisht do të shtrohet me zhavor, ndërsa më vonë do të shtrohet edhe asfalt. Kjo rrugë është e një rëndësie të veçantë, pasi në atë pjesë ka qenë koridor i rëndësishëm për  njësin speciale të UCK’së./DRENICA PRESS/

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT