Nora Gjakova do të luftojë për medalje të artë olimpike në Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi e mundi japonezen Tsukasa Joshida në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 57 kilogramë.

Kalimi i Norës në finale nënkupton se ajo do ta fitojë medaljen e parë olimpike në karrierë dhe të tretën për Kosovën në Lojëra Olimpike në përgjithësi, raporton Gazeta Express.

Në finale për të artën xhudistja nga Peja do të përballet francezen Sarah Leoine Cysique, e cila e mundi kampionen botërore Jessica Klimkait.

Kjo ishte fitorja e parë e Gjakovës ndaj Joshidas pas katër humbjeve radhazi në takimet e mëparshme.

Pavarësisht rezultatit në finale, 28-vjeçarja kosovare e ka të garantuar medaljen e argjendtë.

Pas një lufte të barabartë në kohën e rregullt, u desh koha shtesë dhe shënimi i artë për ta përcaktuar finalisten.