Ka ndërruar jetë pas një sëmundje, Agron Spahiu nga fshati Kostërc i Skenderajt. Agroni la një histori të madhe për atdheun e tij, si i ri ishte ushtar i UÇK-së, ku në luftë për Lirinë e Kosovës u plagos tri herë, pas luftës ishte pjestar i TMK-së dhe së fundi u gradua major i FSK-së, shkruan Drenica Press.

Me këtë rast ish komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku shprehu ngushëllimet e tij për familjen Spahiu me rastin e vdekjes së Agronit: Ai tha se është i rëndë lajmi për vdekjen e majorit të FSK-së, Agron Spahiu nga Kostërrci. Agroni ishte pjesë e njësisë speciale të UÇK-së dhe ishte prej luftëtarëve më të zotë të saj. Si trim i rrallë ishte sypatrembur në çdo betejë duke u plagosur tri herë gjatë luftës sonë çlirimtare.
Pas lufte ai ishte pjesë e TMK-së e më pas mbajti gradën e majorit në FSK. Veprat e tij në shërbim të atdheut nuk do të harrohen asnjëherë.
Ngushëllimet më të thella familjes, miqve e dashamirëve.
U prehtë në paqe!
SL