Edhe një lajm i dhimbshëm nga Skendera, vdes në moshë të re Faruk Lushtaku, familjari i Sami Lushtakut (FOTO)

Ka ndërruar jetë në moshë te re Faruk Lushtaku, i cili vuante nga sëmundja e kancerit, me të cilën sëmundje humbi edhe betejen për jetë. Ndryshe Faruk Lushtaku ishte familjar i Sami Lushtakut, ku me këtë rast vet Sami Lushtaku e ka kujtuar me fjalë prekëse, shkruan Drenica Press.

Ky ëshë dedikimi i kryetarit Lushtaku për Faruk Lushtakun:

Djali i agjës Faruku nga sot kaloi në përjetësi. Një djalë i fortë e më zemër të madhe, i dashur e i respektuar për të gjithë, nuk i bëri ballë sëmundjes nga e cila vuante. Pavarësisht saj, Faruku nuk u dorëzua asnjëherë duke qëndruar i fortë para sfidave të jetës. Ishte djalë shëmbull i urtësisë e mirësjelljes me të gjithë.
Do ta kujtojmë përgjithmonë me mall e dashuri.
Varrimi bëhet sot nga ora 17:00 në varrezat e lagjes Lushtaku!
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Skenderaj u trondit nga vdekja e Vesa Bajramit, nxënëse në gjimnazin Hamëz Jashari. /DRENICA PRESS/