Edhe një futbollist shqiptar në Bundesligë (foto)

Klubi i Kaiserslautern ka zyrtarizuar sot pasdite marrëveshjen me Naser Alijin, duke nënshkruar deri në qershorin e vitit 2019 me mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare

Drejtori sportiv i Kaiserslauternit, Uve Stover,  duket se pret shumë nga futbollisti shqiptar, i cili parashikohet ta nisë sezonin si titullar në klubin e Bundesligës 2.

“Me Naser Alijin, ne kemi siguruar një mbrojtës të majtë shumë të mirë, i cili pavarësisht moshës së re, ka arritur të përfitojë shumë eksperiencë në kampionatin zviceran, kombëtaret e moshave të Zvicrës e së fundmi me përfaqësuesen shqiptare”.

“Ai do të na sjellë këtu mentalitetin që i nevojitet skuadrës”, theksoi Stover për 22 vjeçarin në një prononcim të shkurtër për faqen e klubit gjerman pas firmës në kontratë.

Aliji ishte futbollisti i vetëm nga të ftuarit e De Biasit që nuk u paraqit në Kampionatin Evropian. Ai në Zvicër ishte pjesë e Vaduzit dhe Baselit.

aliji 1

- Advertisement -

MË TË FUNDIT