Edhe një fitore bindëse e KF Ferronikelit

Kampioni i stinorit Dimëror në Superligen e Kosovës në Futboll, KF Ferronikeli edhe këtë javë ka shënuar fitore të rëndësishme kundër ekipit nga Gjakova KF Vllaznimi.
Epersinë e parë Ferronikeli e arriti në minutën  e 35 me anë të mesfushorit të talentuar Qemail Elshani, pjesa e parë përfundoj me këtë rezultat.
Në pjesën  e dytë u shënuan edhe  dy gola, ne minutën e  80 shënoj Kapiteni Lapidar Lladrofci, ndërsa para përfundimit të takimit fitoren e vulosi lojtari kyq i Ferronikelit Behar Maliqi.
Ferronikeli  edhe pas kësaj xhiro dëshmonë që jo rastësisht është  në krye të tabelës, dhe marshon  me hapa të sigurt  drejt titullit  të parë të  Kampionit të Kosovës  ne Futboll./drenicapress/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT