Edhe një arritje e madhe e Korab Shaqirit

Këngëtari i njohur kosovar Korab Shaqiri njihet për hite të shumta.

Karriera e tij pati suksese të mëdha, duke u cilësuar si një zë i shkolluar dhe mjaftë i talentuar, shkruan Indeksonline.

Sot atij iu dha titulli profesor asistent në kolegjin UBT, për të cilin u shpreh mjaftë mirënjohës.

Në një postim të bërë në llogarinë e tij në Instagram ai tregoi se do të jetë mjaftë i përkushtuar në këtë profesion.

“Sot m’u dha titulli Profesor Asistent nga kolegji “UBT”, titull i cili do të më obligojë që me shumë përkushtim të përcjell gjenerata në mësimnxenjen e muzikës artstike.

Faleminderit stafit të kolegjit “UBT” në krye me Prof. Edmond Hajrizi!

Kolege te nderuar/a,

Ju njoftoj se me vendim te Komisionit Vleresues te dates 15.02.2021 dhe me aprovim te Keshillit te UBT-se ne mbledhjen e dates 16.02.2021 ne raundin e pare te thirrjeve akademike nga fakulteti yne Fakulteti i Arteve (programet AMD, DI dhe MDM) jane graduar me titullin Profesor Asistent stafi ne vijim:

Dr. Egzon Bajraktari

Dr. Korab Shaqiri

Urime! Kolegeve tjere/a ju urojme sukses ne raundet tjera. UBT do te vazhdoje me procesin e thirrjeve akademike dhe vleresimin e stafit.

Gjithe te mirat,

UBT”, përfundoi ai.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT