Edhe në Skenderaj këtë vit arrinë Iftari falas (FOTO)

Pas shumë qyteteve edhe në Skenderaj ka arritur që Fondacioni “Istanbul Ejypsultan” nga Turqia gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit do të shtrojë iftar për besimtarët myslimanë. Ky fondcion ka vendosur një  tendë gjigante në vendin e tregut të vjetër, ku mund të shërbehen deri në 1000 persona. Një punonjës në këtë tendë derisa po përgatiste ambientin para iftarit për Drenica Press, bëri të ditur se tanime është një numër të madh qytetarësh nga Skenderaj që po vijnë dhe po ushqehen në këtë tendë që ofron ushqim falas në 30 ditë të Ramazanit. Ky fondacion ka disa vite që ka shtrirë tendat e veta në kohë të Ramazanit nëpër qyetete tjera të Kosovës./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT