Sevilla përball Dnipro-s në finalën e Europa League

Europa League e din finalen e këtij edicioni. Kampioni aktual i kësaj gare, Sevilla e ka shansin e mirë që ta fitoi përsëri këtë garë pasi do të ndeshet me skuadrën ukrainase, Dnipro.
Sevilla arriti fitore edhe në ndeshjen e dytë me Fiorentinën duke fituar në Itali me rezultat 2-0. Bacca dhe Carrico shënuan të dy golat e fitores për spanjollët.

Fitore historike ka arritur skuadra e Dnipros duke eliminuar Napolin pas dy ndeshjeve. Dnipri fitoi me rezultat 1-0 para publikut të vet. Seleznyov shënoi golin e vetëm për vendasit në minutën e 58 të ndeshjes.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT