Edhe këshilltari komunal i Drenasit “sulmon” produktet sllovene (foto)

 

Arrestimi i ish-kryeminsitrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nga autoritetet sllovene ka ngjallur indinjat të thellë në Kosovës.

Gjatë ditës “Plisat” sulmuan bizneset sllovene në shenjë proteste. Një akt të tillë e ka bërë edhe këshilltari komunal i Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori, I cili ka derdhur qumshtin e firmës “Alpsko”.

Këshilltari më aktiv i Kuvendit Komunal të Drenasit, ka shkruar në Facebook se shpreh indinjat të thellë kundër ndalesës që shteti slloven shumë padrejtësisht i bëri z. Haradinaj në llogari të një aktaukze e vitit 2004 që ka ngritur një shtet që juridikisht nuk ekziston më, Serbi dhe Mal i Zi.

 

Reagimi i Drenorit:

 

“Me anë të këtij akti protestues, shpreh indinjatën e thellë kundër ndalesës që shteti slloven shumë padrejtësisht i bëri z. Haradinaj në llogari të një aktaukze e vitit 2004 që ka ngritur një shtet që juridikisht nuk ekziston më, Serbi dhe Mal i Zi.

Shtrohet pyetja: pse nuk e arrestuan z. Haradinaj autoritetet austriake apo gjermane në llogari të Interpolit, mëqe z. Haradinaj po kthehej nga atje?!

Zoti Haradinaj është gjykuar për krimet e pretenduara në një Gjykatë Ndërkombëtare dhe është shpallur i pa fajshëm.

Definitivisht akt skandaloz diplomatik i autoriteteve sllovene”, përfundon reagimin e tij në Facebook, Xhavit Drenori.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT