Qeverisë së Kosovës i janë shtuar edhe 4 zëvendësministra, dy nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe dy nga minoritetet.
Fadil Gashi, është emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës ng radhët e LDK. Sahit Krasniqi, po ashtu nga radhët e LDK-së, është emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Diasporës.
Nga minoriteti egjiptian, Mustafë Myrtaj, emërohet zëvendësministër i Ministrisë së Administratës Publike
Elfete Shabani nga radhët e minoritarëve është emëruar zëvendësministre e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Edhe pse Qeveria është votuar vitin e kaluar në Parlament, emërimi i zëvendësministrave ende nuk ka përfunduar. Madje as nuk dihet sa të tillë janë emëruar deri tani.
- Advertisement -