Edhe i sulmuan, edhe nuk i paguan

Edhe u sulmuan edhe nuk u paguan. Kështu u ndodhi gjyqtarëve të ndeshjes Trepça – Trepça ’89, me në krye Bajram Gashin. Pikërisht ky i fundit ishte cak i sulmit nga lojtarët e Trepçës, me ç’rast e ndërpreu takimin pranë rezultatit 0:1, në minutën 70, transmeton Gazeta Olle.

Gjyqtarë tjerë ishin: D.Preniqi. M.Berisha. F.Tahiri.

GazetaOlle.com mëson se jo vetëm që nuk u paguan gjyqtarët, por për shkak të kërcënimeve nga skuadra vendase Trepça, vëzhguesi nuk ka guxuar të marrë fare librezat e klubit, të cilat me rregullore duhen dërguar në federatë, kur klubi nuk paguan personat zyrtar.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT