Edhe gruaja e Kadri Veselit e përkrah Fadil Nuren për Kryetar të Skenderajt (FOTO)

Violeta Veseli, gruaja e ish kryetarit të PDK-së Kadri Veselit, i ka ofruar përkrahje Fadil Nures për kryetar të Skenderajt. Një përkrahje të tillë Fadil Nura ka marrë edhe nga djali i Hashim Thaçit, Endriti dhe nga bashkëshortja e ish Presidentit Hashim Thaçit.

Violeta Veseli, pati një takim me kandidatin për kryetar të Skenderajt, Fadil Nuren, ku i ofroj mbështetjen e saj. Pas këtij takimi vet Fadil Nura tha se: “Kam mirëpritur me respekt të veçantë bashkëshorten e kryetarit Veseli, znj.Violetë, me të cilën ndajmë mendim të përbashkët se heronjtë e gjallë që po mbahen padrejtësisht në paraburgim në Hagë, do të dalin triumfues e faqebardhë në fund të procesit politik me të cilin po përballen.

Kanë tejkaluar sfida edhe më të rënda dhe kanë triumfuar.
Faleminderit për përkrahje, znj.Violetë!
Fitorja jonë do të jetë dedikim për presidentin Thaçi dhe kryetarin Veseli.
Ua kemi borxh një fitore të madhe më 17 tetor.