Edhe fshati Pirq me asfalt

Banorët e fshatit Pirq u shprehën të jenë të kënaqur me ndërtimin e rrugës dhe për këtë e falënderuan shumë kryetarin Bahtiri. “Askush deri tash nuk është interesuar për ne. Kem pas vështirësi të mëdha për të udhëtuar në këtë rrugë. Tash po shohim se asfaltimi i rrugës është shpëtim për neve dhe më besojmë se nuk do të ketë lëvizje nga fshati.
Me tu kthyer nga udhëtimi zyrtar disaditësh nga  disa shtete të Evropës, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Besnik Beka, ka dalë me njëherë në inspektim të punëve që po zhvillohen në rregullimin dhe asfaltimin e rrugëve të shumta në territorin e komunës dhe projekteve të tjera në realizim e sipër.
Kryetari Bahtiri së pari ka inspektuar punët për rregullimin e rrugës Frashër Pirq, në një gjatësi prej mbi dy kilometra. Ai u  njoftua nga punë kryesi se rruga është bërë gati për asfaltim dhe se është hapur edhe kanali i ujit përgjatë saj.
Banorët e fshatit Pirq u shprehën të jenë të kënaqur me ndërtimin e rrugës dhe për këtë e falënderuan shumë kryetarin Bahtiri. “Askush deri tash nuk është interesuar për ne. Kem pas vështirësi të mëdha për të udhëtuar në këtë rrugë. Tash po shohim se asfaltimi i rrugës është shpëtim për neve dhe më besojmë se nuk do të ketë lëvizje nga fshati.
Kryetari Bahtiri tha se është i vendosur që të ndërtoj rrugët e të gjitha fshatrave të komunës dhe të realizoj projekte të tjera që e përmirësojnë jetën e banorëve.
Kjo rrugë do të filloj të asfaltohet të enjten, më 19.11.2015 dhe pritet të përfundohet në Ditën e Flamurit, më 28.11.2015.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT