Përveç disa figurave të njohura të estradës, edhe Sami Lushtaku është pjesë e dasmës së reperit Mc Kresha.

Ndonëse reperi Mc Kresha dhe tashmë gruaja e tij Erzina kanë ftuar një numër të vogël të mysafirëve në dasmën e tyre, në mesin e të pranishmëve është edhe Sami Lushtaku.

Përmes një postimi në Favcebook, Lushtaku ka uruar çiftin e ri.

Ai shkruan: “I nderuar që sonte po marr pjesë në dasmën e familjes Fazliu nga Prekazi. Djali i kësaj familje, artisti i njohur Mc Kresha, sonte po kurorëzon dashurinë e tij me bukuroshën Erzina Shehu. Qiftit të ri i dëshiroj shëndet, jetë të gjatë e të lumtur pranë njëri-tjetrit. SL”.