Edhe De Biasi voton dhe jep një deklaratë për mediat

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, italiani Gianni De Biasi, ka ushtruar sot të drejtën e tij si shtetas shqiptar duke votuar në Zgjedhjet Parlamentare 2017.

Ai është i regjistruar si banor i Njësisë 3 në Tiranë dhe ka votuar në qendrën e votimit të shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjës”.

“Kam 5 vjet që jetoj në Shqipëri. E njoh shumë mirë dinamikën e këtij vendi. Nëse nuk më përzini do të jem ende shtetas shqiptar. Isha i qartë në idetë e mia përpara se të votoja. Faleminderit!”, ­ tha De Biasi përpara gazetarëve.

Ndryshe, shumë personalitete të njohura shqiptare e kanë kryer obligimin qytetar shqiptar.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT