Edhe burgu i Dubravës në shënjestër të EULEX’it

Në shënjestër e Policisë së Kosovës dhe EULEX’it ishin edhe të burgosurit në burgun e Dubravës.

Aksioni më i madh për krim të organizuar sapo ka përfunduar në qendrën korrektuese të Dubravës, mirëpo përgjegjësit e burgut nuk kanë shumë informata.

Ismajl Dibrani, drejtor i Burgut të Dubravës ka thënë për Gazetën Express se para pak minutave ka përfunduar aksioni policor.

“Sapo ka përfunduar aksioni, mirëpo nuk kemi shumë informata në lidhje me këtë”, ka thënë drejtori Dibrani.

Sipas tij, ata ende nuk e din se cili lokacion është bastisur.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT