Edhe 6 milion euro për rinovimin e Spitalit të Vushtrrisë nga Emiratet e Bashkuara Arabe

    Nga donacioni Khalifa i EBA do të investohen 6 milionë euro per renovimin e spitalit Sheikh Zayed do të investohen 6 milion euro. 2 milionë do të investohet për aparaturë dhe 4 milion përinfrastrukturë.

    Si pasojë e kësaj, drejtori i Spitalit, Dr. Hajrullah Saraqi, ka thënë se kanë bërë organizmi dhe disa repartee do të zhvendosen nëpër disa lokacione tjera.

    Ai për faqen e komunës në Facebook, ka thënë se kirurgjia ,blloku operativ ,anastezioni dhe blloku operativ, shërbimet për qytetarët do të ju ofrojë në Spitalin e Mitrovices nga data 20.07.2015, kurse Shërbimi emergjent dhe Interno do të ju ofrojnë shërbime në hapësirat e mjekësisë familjare te Poleti, ku sot është nënshkruar një Memorandum me DKSHMS dhe QKMF.

    Shërbimet e laboratorit ,kuadri i Spitali kemi menduar ta transferojmë në QMF te Poleti, por në mungesë të hapësires edhe më tutje do të mbetet ne hapësirat e spitalit, për çka është me keqardhje, sepse pacientet e nivelit sekundar do të duhej që të bëjnë kontrolla në QMF, e analizat në Spital. 
    Shërbimi i Pediatrisë do të ofrojë shërbime 24 orësh në hapësirat e Spitalit ,vetëm për raste ambulantore ,kurse te rastet që duhet të shtrihen në spital do te transferohen në QKU apo Mitrovicë.
    Ndërkaq,sherbimi i Maternitet dhe Gjinekologji do të ofroj shërbime edhe në formë të repartit, por edhe në formë ambulantore, por operacionet do të kryhen në Spitalin e Mitrovicës.
    Në spitalin e Vushtrrisë do të funksionojë shërbimi infermierik për kirurgji nga e hëna deri te premten nga ora 7 deri ne ora 15.
    Nga data 14.07.2015 do të ndërpritet puna operative në kirurgji për shkak se duhet 3-4 ditë që të lirohen hapësirat nga aparatura dhe inventari.