Edhe 130 pako me ndihma për familjet skamnore nga organizata Islamic Relief Kosova

Rreth 130 pako me gjëra ushqimore u janë shpërndarë familjeve nevojtare në Komunën e Mitrovicës.

Fatma Zariq, nga shoqatë, Islamic Relief Kosova, tha se një shumë e mjeteve janë mbledhur nga vullnetarët e Mitrovicës, ndërkohë që ne do të vazhdojmë me aktivitetet tona në mënyrë që të mbledhim sa më shumë mjete për tu ndihmuar familjeve nevojtare”, tha Zatriqi.

Sipas saj, aksione të tilla janë duke u zhvilluar edhe në komunat e tjera, ku vullnetarët e secilës komunë mbledhin mjete për tu ndihmuar familjeve me gjendje jo të mirë materiale të komunës së tyre.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, në një lokacion në qendër të qytetit, shoqata ka hap një kafe-çajtore të emëruar

“Freskia e Ramazanit”, e cila do të funksionoj deri në përfundim të muajit korrik, gjegjësisht deri në përfundim të Ramazanit. Mjetet e fituara nga kjo kafeçajtore, e cila punon çdo mbrëmje nga ora 21:00 deri në ora 02:00 të mëngjesit, janë të dedikuara për pako për familje skamnore të kësaj komune.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT