Kandidatja demokrate për Bashkinë e Durrësit ka një problem serioz me mënyrën se si do të regjistrohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. E gjitha nis dhe mbaron tek mbiemri që ajo mban aktualisht.
Situata është shumë më e thjeshtë nga sa është paraqitur rëndom gjatë këtyre dy ditëve.
Në momentin kur ka bërë celebrimin e martesës me bashkëshortin Ilir Shqina, ajo ka ndryshuar rrjedhimisht edhembiemrin duke e ndërruar ngaDuma në Shqina. Por e njëjta gjë nuk ka ndodhur në jetën e saj publike. Grida është prezantuar në media dhe opinionin publik jo si Grida Shqina por si GridaDuma.
Nëse në regjistrat e gjendjes civile ajo njihet vetëm si GridaShqina, në publik figuron si GridaDuma.
Pra në thelb, problem i Gridës me mbiemrin nuk lidhet me ndonjë shkelje ligjore apo me vendbanimin e saj, por me mënyrën se si do t’u paraqitet votuesve në datën 21 qershor në fletën e votimit.
Do të krijohej një konfuzion i madh tek votuesit e saj në Durrës nëse të gjithë fushatën do ta bënte me mbiemrin Duma dhe kur ata të shkonin të votonin të gjenin një me mbiemrin Shqina.
KQZ-ja ka refuzuar dje që të regjistrojë Gridën si kandidate të Durrësit vetëm për këtë shkak.
Në dosjen e regjistrimit ajo ka dashur të figurojë edhe me mbiemrin Duma, gjë e cila do të pasqyrohet edhe në fletën e votimit, ç’ka do të shmangte keqkuptimet tek votuesit e djathtë.
Nga e gjithë kjo, edhe fakti se Grida ka qenë një zgjidhje e momentit të fundit për Durrësit pasi nëse do të kishte qenë e planifikuar më parë, minimalisht ajo do të duhej të bënte rregullimin e mbiemrin që të mos përballej sot me këtë dyzim identiteti në fletën e votimit. /albeu.com/