Një fëmijë nga Kina, i cili kishte qenë varrosur e gjallë, u shpëtua pas tetë ditëve të kaluara nën tokë, njoftojnë mediat kineze.
Prindërit e lanë fëmijën e lindur në një fshat të largët në provincën jugore Guangxi, ku pas dy ditësh e kishin varrosur të afërmit e tij të cilët kanë besuar se ka vdekur.
Por shiu dhe ajri arritën të depërtojnë në kutinë e varrosur në varr të cekët.
Fëmija u gjet pasi një grua e ka dëgjuar atë duke qarë, e cila ishte duke mbledhur barëra.
“Pesë persona, duke përfshirë tre të afërmit u arrestuan si të dyshuar për vrasje”, ka raportuar televizioni kinez CCTV.
https://www.youtube.com/watch?v=FSGGLIx9e0w
- Advertisement -