E turpshme: Plakun nga Ferizaj e mashtrojnë, në vend të telefonit i shesin guri

Një ngjarje mjaftë e turpshme ka ndodhur në qytetin e Ferizajit, ku sipas një postimi në facebook është treguar që një person i moshuar është mashtruar duke i shitur një telefon lodër, e ku në qese i kishin futur edhe një guri.

Sipas këtij postimi mashtruesi i kishte thënë plakut të moshuar që po dëshiron ta shes telefonin për shkak që paratë po i duhen për fëmijët e tij

Andaj plaku i cili edhe pse i kishte thënë që nuk di as ta përdorë e kishte blerë për 25 euro telefonin, për të cilin nuk e kishte ditur që është lodër.

Kurse më vonë e kishte zbuluar se në qese ishte futur një telefon lodër dhe një guri që qesja të peshonte më shumë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT