Ky është moment i tmerrshëm kur luani e sulmoi një fëmijë pasi i iku nga duart rojtarit të parkut.
Njerëzit ishin duke e shikuar luanin teksa luante me rojtarin e parkut, por vërejten se ai e humbi vëmendjen duke e përcjellur fëmijën që ishte aty afër, transmeton lajmi.net
Në një pike ai iku me shpejtësi duke e sulmuar fëmijën, por pas disa goditjeve nga rojtari ai e lëshoi atë.
Ngjarja ndodhi në qytetin Vladimir, në Rusi ku organet e ligjit po merren me rastin.
Por punëtorët e parkut pohojnë se kafsha ishte duke luajtur dhe se nuk kishte ndonjë rrezik për fëmijën./Lajmi.net/
- Advertisement -