E tmerrshme: Kina po na ofron oriz plastik

Kina është një nga vendet më të mëdha në botë, popullësia në rritje e së cilit është transformuar në një problem të mirëfilltë ekonomik.

Burimet ushqimore të këtij vendi janë të pamjaftueshme për të ofruar siguri për popullatën dhe kjo është arsyeja kryesore përse fenomeni i falcitetit dhe mashtrimit ushqimor është në majën më të lartë, duke rrezikuar jetët e të gjitha vendeve që kanë partneritet ekonomik me Kinën, përfshirë Shqipërinë.

Në të shkuarën jemi përballur me një sërë lajmesh mbi produktet e rreme që vijnë nga Kina, por askujt nuk ia merrte mendja që në Kinë prodhohen ushqime të manipuluara që vetëm ushqime nuk mund të quhen. Kinezët janë profesionistë të vërtetë dhe pirateria e ushqimit në këtë vend ka arritur nivele alarmante duke vënë në rrezik shëndetin e njerezve jo vetëm në Kinë dhe në mbarë botën. Deri më tani janë identifikuar raste të makaronave të prodhuara me kimikate, mishit të derrit me baktere fosforishente, vezëve falso, hudhrave, qumështit me melaminë, arrave të mbushura me çimento, mishit të miut të maskuar si mish viçi, lëngut të frutave të shitur si verë dhe së fundmi por jo për nga rëndësia, orizit plastik.

Orizi është pjesë e çdo gatimi në vendet Aziatike dhe konsumohet rregullisht çdo ditë. Nga Azia, orizi eksportohet në shumicën e vendeve perëndimore. Por tani rreziku i eksportit të orizit plastik në këto vende ka shkaktuar alarm dhe frikë. Raste të orizit plastik janë identifikuar në Indi, Indonezi, Vietnam dhe Singapor. Besohet që orizi plastik përmban materiale sintetike, vdekjeprurëse, dyll pishe dhe patate.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT