Kapja e peshqve bëhet në mënyra të ndryshme, por disa banorë të zonës së Kukësit po i zënë me bombë dore.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë treguar se banorët e zonës së Kukësit në Ujmisht, po i zënë peshqit duke hedhur bomba dorë në ujë.

Madje sinjalizuesi thotë se ata banorët nuk po kursejnë as peshqit e vegjël dhe llojet e tjera.

“Si hidhen bomba dorë në Ujmisht rrethina e Kukësit. Kjo është mënyra se si kapin peshk disa banorë të asaj zone duke mos kursyer as peshqit e vogel apo llojin e tyre. Kjo mënyrë thuajse çdo ditë ndodh”.

Sinjalizuesi ka dërguar edhe pamje teksa shihet që shpërthen bomba e hedhur në ujë.