E thotë Grenell: Ky është ultimatumi i Trumpit për bisedimet Kosovë- Serbi

Pas vizitës që e zhvilloi në Prishtinë, i dërguari i Posaçëm Presidencial për Negociatat e Paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Ambasadori Richard Grenell, ka vizituar sot edhe Beogradin.

Gjatë takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, Ambasadori Richard Grenell ka thënë se ekziston një afat i shkurtër kohor për t’i zgjidhur marrëdhëniet Prishtinë-Beograd, shkruan blic.rs.

Grenell gjithashtu ka theksuar se Trump nuk donte të humbiste kohë dhe se nuk do të lejojë që zgjidhja të zgjasë shumë nëse nuk ka përparim.

Grenell gjatë ditës ka takuar Liderin e VV-së Albin Kurti dhe atë të LDK-së, Isa Mustafa.

Grenell ndër të tjera ka theksuar se ai nuk ka ardhur për koalicionin, por për marrëveshjen Kosovë- Serbi.

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani në një shkrin në Facebook ka treguar më gjerësisht se çfarë është biseduar në takim me amabsadorin Richard Grenell.

Osmani thekson se zhvillimi ekonomik dhe perspektiva për rininë ishin disa nga temat e bisedës me të dërguarin e posaçëm të presidentit Trump.

Ajo tutje flet edhe mbi formimin e Qeverisë së re në vend.

Osmani shpreson në një bashkëpunim me Ambasadorin Grenell në qeverinë e re, e cila duhet të formohet në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur me 6 tetor, raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

Sot në LDK kishim kënaqesinë të mirëpresim të dërguarin e Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadorin Richard Grenell.

Zhvillimi ekonomik dhe perspektiva për rininë në Kosovë duhet të jenë parime udhërrëfyese për hapat që ndërmarrim, qoftë në raportet tona të brendshme, qoftë në ato me fqinjët tanë.

Shpresoj të thellojmë bashkëpunimin me Ambasadorin Grenell në qeverinë e re, e cila duhet të formohet në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur me 6 tetor.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT