E shkarkojnë nga puna, arrestohet mësuesja pas kallëzimit nga drejtoresha

Shkarkimi i një mësueseje në Bulqizë, ka pasuar edhe me një konflikt që ka përfunduar me ndërhyrjen e uniformave blu. Nga të dhënat paraprake, Portali Albeu bën me dije se konflikti mes palëve është shkaktuar pas pushimit nga puna të mësueses, identiteti i së cilës nuk bëhet medije.

Kaq ka mjaftuar që më pas policia të ndërhyjë dhe të arrestojë mësuesen, pas kallëzimit nga drejtoresha për kërcënim. Të afërm të mësueses së informatikës në Bulqizë kanë thënë se ajo është shkarkuar për motive politike.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT