Ofendimi nga nëna ndaj futbollistit me origjinë shqiptare që luan për Maqedoninë e Veriut i ka kushtuar shtrenjtë Arnautovicit.

Sulmuesi i Austrisë është dënuar nga UEFA me një ndeshje pezullim, kështu që do të humbasë sfidën me Holandën që luhet të enjten në mbrëmje.

Marco Arnautovic kërkoi falje për gjestin, por pavarësisht kësaj UEFA nuk e ka falur edhe pse diçka të tillë e bëri vetë Alioski.

Arnautovic ka nënën austriake, ndërsa babin serb. Fillimisht u pretendua se ofendimet e tij ishin racore, por këtë e mohoi kategorikisht vetë futbollisti.