E rrallë: Koeman ndërpret konferencën për shtyp për shkak të gjakderdhjes nga hunda

Ronald Koeman ka hasur në një ngjarje të pazakontë së fundmi, ku hundët e tij janë mbushur me gjak gjatë konferencës për shtyp.

Si zakonisht, një ditë përpara ndeshjes trajneri i Barcelonës ka mbajtur një konferencë për shtyp.

Nesër me fillim nga ora 16:15, Barcelona do të luajë kundër Sevillës për xhiron e 25-të në La Liga.

Koeman kishte kaluar nëpër një rast të njëjtë edhe muajin e kaluar në fitoren 2-1 ndaj Athletic Bilbao.

Gazetari Javi Miguel nga CAT Radio, tha se problemet për 57 vjeçarin po ndodhin për arsye se ai ka vuajtur nga një sëmundje në zemër vitin e kaluar./Lajmi.net/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT