Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qyetetin e Vushtrrisë, ku dy persona kanë vdekur si pasojë e helmimit nga përdorimi i alkoolit gjatë pasdites.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tutje ka shtuar se vdekja e dy personave që vijnë nga komuniteti serb, është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Zahiti tutje ka shtuar se njëri nga viktimat është gjetur pa shenja jete në shtëpi, ndërsa tjetri ka ndërruar jetë gjatë dërgimit në spital.

“Rasti për të cilin po pyesni, cilësohet si “vdekje e dyshimtë” e dy personave në Vushtrri. Ndonëse nuk dihet nëse kanë lidhje familjare, ajo çka mund të themi është se njëri është gjetur pa shenja jete në shtëpi, ndërsa tjetri ka vdekur në spital”, ka thënë ai.