E rëndë: Një grua dhe një djalë rrahin brutalisht një vajzë në mes të rrugës në Pejë

Një burrë dhe një grua rrahin një vajzë në Pejë, kështu shihet në një video.

Ndonëse ende nuk dihet arsyeja e kësaj rrahje, nga Policia e Kosovës në rajonin e Pejës thanë se rasti deri në këto momente nuk është raportuar në Polici.

“Nuk ka ndonjë informacion për këtë rast, deri tani nuk është raportuar asgjë”, tha zëdhënësi i Policisë, Driton Rugova.