Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë sot se do të ishte i lumtur nëse do ta dinte se puna që ka bërë deri tash ka qenë e dobishme për komunitetin dhe ka shërbyer si frymëzim për brezat e rinj, shkruan Express.

Këtë deklaratë ai e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Lexo Edhe:
Mgid
Mgid
Vdes punëtorja e Mensës së Studentëve – Gazeta Express
You Can’t Go Past Our Healthy Quick Recipes

E këtë postim të tij, dikush e ka shfrytëzuar edhe që ta pyes se pse nuk ka hapur ndonjë fabrikë në Kosovë, për të punësuar të rinjtë, që të mos ikin nga vendi.

“Krejt mir nashti ki ba po pse bre bac nuk rrezikove me qel naj fabrik ne kosov e me punsu rinin mos me leshu kosoven rinia tregom”, ishte pyetje që i bëri ndjekësi.
Reklamë

Kjo pyetje nuk i ka ikur Pacollit, i cili edhe i është përgjigjur ndjekësit. Ai ka treguar numrin e kosovarëve që i ka punësuar nëpër firmat e tij.

“a e din ti qe une ne Kosove punsoj 5000 njerz dhe afer 8000 tjere ( Kosovar) jasht Kosoves?”, ka qenë përgjigja e ndjekësit./Gazeta Express