E pazakontë: Tre xhipa nxjerrin autobusin e ngecur në borë (VIDEO)

Tri vetura të tipit SUV janë incizuar duke nxjerrë një autobus të ngecur nga dëbora.

Njëra veturë e firmës Toyota, si dhe tjetra e ndërmarrjes së veturave Jeep, janë parë duke shfrytëzuar litarin tërheqës të rimorkimit në një përpjekje zinxhirore për ta nxjerrë autobusin nga dëbora, shkruan lajmi.net.

Përpjekjet rezultojnë të jenë të suksesshme, falë fuqisë që bartin të tri SUV-ët.

Pamjet janë dalë nga tabloidi britanez ‘Daily Mail’, derisa ky i fundit ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në Kanada.

Mediumi nuk ka bërë me dije nëse në autobus ndodheshin udhëtarë dhe, nëse po, sa ishte numri i tyre.

Videon e momentit të misionit shpëtues mund ta ndiqni më poshtë. /Lajmi.net/

Trucks help city bus stuck on icy hill

Faith in humanity restored! ❄️🚌 via ViralHog

Posted by Daily Mail on Monday, December 2, 2019

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com