Librat e MASHT të hedhura në tokë.
Ministra e Arsimit ka siguruar qindra mijëra libra falas për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të ulët në tërë territorin e Kosovës.
Në vitin 2017, MASHT mori vendim që për nxënësit e klasës së gjashtë deri në klasën e nëntë të shfrytëzohen tekstet e gjeneratës paraprake.
Ndërsa për nxënësit nga klasa e para deri në klasën e gjashtë të bëhet sigurimi i teksteve falas.
RTV21 ka publikuar foto nga shkolla e mesme e ulët “ Skender Kastrati” në fshatin Malësi e Vogël në Rahovec, ku shihet se librat e nxënësve që kanë përfunduar shkollën ruhen në mënyrë të turpshme.
Shumica prej tyre janë të grisura dhe hedhura në tokë.
- Advertisement -