E papritur: Messi ka filluar negociatat me Man City

Ajo që nuk ishte menduar asnjëherë po ndodh… Messi ka filluar negociatat me Man City.

Vazhdojnë të vijnë lajme të reja rreth të ardhmes së Lionel Messit.

Në Spanjë, gjatë ditës së premte është raportuar se Messi ka vendosur të mos vazhdojë kontratën me Barcelonën, dhe të largohet falas verën e ardhshme.

Sipas shumë medieve në Britani, është Manchester City që po monitoron situatën, dhe tashmë ka pasur kontakte me Messin.

Raportohet se Messi ka filluar negociatat fillestare me drejtuesit e Manchester Cityt, madje pretendohet se ekzistojnë mundësi reale që dyshja Guardiola – Messi të ribashkohen sërish, përcjell lajmi net.

Kur bëhet fjalë për financat, është e qartë se numrat do të jenë të mëdha, por për sheikët sigurisht që nuk do të jetë problem nëse Messi më në fund thotë ‘po’. Me siguri, të paktën 30-35 milionë euro do të lihen mënjanë për pagën e tij.

Dënimi i Cityt për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve mund të jetë një problem real për ta, të cilët këto ditë po presin një vendim përfundimtar.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT