Foshnja e parë e vitit 2021 në Zvicër lindi në minutën e parë të vitit 2021 në Spitalin e Baselit.

Najla është foshnja shqiptare që është qytetarja e parë zvicerane e lindur më 2021. Najla ka lindur e gjatë 44 centimetra dhe peshon 2.440 gramë, shkruan Indeksonline.

Janis Manuel quhet foshnja e dytë që lindi në Zvicër në spitalin Baden Cantonal.

Kiani dhe Troi janë dy foshnjat shqiptare, që u bënë banorët e parë në Zvicër më 2021./Indeksonline/